Gjyqi për Muhamed Zeqirin nis nga fillimi

Gjykimi për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqiri i cili akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” sot nisi nga fillimi për shkak të skadimit të afatit 3 mujor nga seanca e fundit gjyqësore si dhe ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjykues. Ky proces pati ndërprerje për një kohë të gjatë pas rekomandimit të mjekut psikiatër për shkak të gjendjes së rënduar të Zeqirit. Ai akuzohet se nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 pa kryer prokurim publik ka lidhur kontrata për shërbime konsulente me një kompani me vlerë totale e cila fillimisht u tha se është 147 mijë euro, por sipas deklaratës së avokatit të tij Aleksandar Trajkovski sot, shuma e cila i ngarkohet Zeqirit në këtë lëndë rezulton të jetë shumë më e ulët.

“Mjetet financiare për të cilat akuzohet janë shumë më të ulëta nga ajo që është thënë në deklaratat fillestare, megjithatë, sot u vërtetua se një pjesë e shumës është konsideruar si taksë personale dhe taksë e vlerës së shtuar. Gjithashtu, u vërtetua se vlera e cila është paguar dhe mundi që është dhënë nga ana e shtëpive revizore të cilat kanë punuar në dy lëndët korrespondon me çmimin real dhe vlerën për çka është paguar ajo shumë”, u shpreh Aleksandar Trajkovski, avokat. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme