Gjyqtarët Ariton Ala dhe Danka Ristova anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Anëtarët e rinj të këshillit gjyqësor janë gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit të Shtipit.

Ala ishte kandidati i vetëm për zgjedhjen e anëtarit të këshillit nga radhët e gjyqtarëve nga lista speciale e kandidatëve, ndërsa në garë për këtë pozitë ishin gjithsej pesë kandidatë nga Apeli i Shtipit.

Konkurrente të Ristovës ishin Meri Giçeva nga Gjykata Themelore Shtip, kryetari i Gjykatës Themelore Shtip, Aco Tasev dhe Kreu i Apelit Shtip Toni Delev, si dhe gjyqtarja Nevena Perica nga Gjykata Themelore e Shtipit.

Anëtarët e rinj Ala dhe Ristova vijnë në vendin e Mirsad Suroit dhe Loreta Georgievas për shkak të skadimit të mandatit të tyre si anëtarë të këshillit.

Më 17 dhjetor është caktuar seanca e radhës e këshillit gjyqësor, në të cilën pritet të zgjidhet kryetarja e re e këshillit pasi kryetarja e mëparshme Vesna Dameva ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme