Në botë rreth 500 mijë tërmete regjistrohen çdo vit, nga të cilat çdo i pesti ndihet dhe rreth 100 shkaktojnë dëme materiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), rreth gjysëm milion tërmete regjistrohen çdo vit në botë, nga më të dobëta deri tek më të fuqishme. Prej këtij numri, sipas tyre, rreth 100 mijë tërmete ndihen.
Sipas USGS, 81 për qind e tërmeteve të fuqishme regjistrohen në zonën e Paqësorit. Gjegjësisht, rreth 90 për qind e tërmeteve dridhin zonën e ashtuquajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” një rrip vullkanik që rrethon Oqeanin Paqësor. Këtu ndodhen 40 për qind të të gjithë vullkaneve aktive që kanë fuqi të madhe shpërthyese.
Tërmeti prej 9.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili në vitin 1960 goditi qytetin kilian Valdivia konsiderohet si tërmeti më shkatërrues i cili është regjistruar deri më sot. Pas tij, në vitin 1964, një tërmet 9.2 ballë u regjistrua në Alaskë.