Një shtrëngatë e papritur shiu ka goditur këtë të premte Tiranën.
Reshjet kanë qenë të një intensiteti të lartë e janë shoqëruar dhe me breshër.
Shiu ka zgjatur rreth 30 minuta, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për Tiranën, ku shumë zona të saj janë zhytur nën ujë.
Videot e mëposhtme flasin vetë. Pamjet janë postuar nga JOQ.