Gjyshi i Ziadin Selës u dënua me 10 vite burg pse deshi “Shqipërinë e Madhe”

Ziadin Sela, kryetari i ASh, disa herë në debatet e tij me kundërshtarët politik ka shprehur krenarinë e tij për paraardhësit e familjes së tij, e sidomos gjyshit Kalosh Sela duke theksuar aktivitetin e tij politik në dobi të çështjes shqiptare. Por kush është në të vërtetë, gjyshi i Ziadin Selës me të cilin ai ndihet krenar..

Kalosh Sela, anëtar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH ) në vitet 50-ta të shekullit të kaluar, i dënuar për veprimtarinë e tij politike me 10 vite burg të rëndë dhe konfiskim të pasurisë, është gjyshi i Ziadin Selës, për të cilin, ai duket se ka një admirim të veçantë.

Aktakuza, mbi të cilën u mbështetet dënimi i gjyshit të Ziadinit, pra Kalosh Selës , në vitin 1956 e cilëson atë si “ pjesëtar të bandave fashiste, që u tregua menjëherë i gatshëm të kryejë detyrat që i ngarkoheshin me qëllim të kthimit të “Shqipërisë së Madhe”, ndërsa ajo evidenton , siç thuhet në aktakuzë, angazhimin e tij për të bërë pjesë të PNDSH-së anëtarë të tjerë nga Struga dhe më gjerë, duke ua bërë të njohur qëllimet e organizatës në të cilën do të duhej të vepronin dhe duke e theksuar faktin se rreth 300 000 shqiptarë anëtar të kësaj organizate janë të gatshëm për të kapur armët që të luftojnë për arritjen e qëllimit. Nga ana tjetër dëshmitarë të gjykimit të këtij grupi në vitin e largët 1956 kanë evidentuar qëndrimin, sipas tyre stoik, të Kalosh Selës në ditën e gjykimit, kur e ka pranuar veprën e tij, por duke iu drejtuar gjykatësit të çështje me këto fjalë:

“Në vendin që je ulur ti duhej të isha ulur unë, dhe fakti që ti je ulur në vendin ku duhej të isha ulur unë e dëshmon drejtësinë e çështjes për të cilën ne angazhohemi“.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme