“Gjyshin e plagosi RENEA, e qëlluan me plumb në kokë në 4 të mëngjesit”

Policia e Shtetit ka deklaruar këtë të premte se ka patur një përplasje mes armë në fshatin Remas të Divjakës mes një 77 vjeçari dhe forcave RENEA.

Në njoftimin zyrtar policia është shprehur se Haxhi Lika ka patur armë në dorë dhe se policia ka qëlluar në ajër, por e vërteta është krejt ndryshe. Familjarët e Haxhi Likës kanë thënë se 77 vjeçari ka qenë në gjumë në momentin kur është qëlluar nga forcat RENEA.

Dëshminë e ka dhënë nipi i 77 vjeçarit, i cili është shprehur se një plumb i qëlluar nga ana e forcave RENEA ka kapur në kokë gjyshin e tij, i cili ishte shtrirë në gjumë. Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit.

Policia në njoftimin e saj shprehej se dyshonte se në banesën në fjalë fshiheshin dy persona të akuzuar për vrasje.

Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake.

Nga ana tjetër, dëshminë e nipit të Haxhi Likës e ka publikuar deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë dhe policisë.

Më poshtë video e familjarit të të moshuarit dhe njoftimi zytar i policisë:

Postimi i deputetit te PD Murrizi:

Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.

Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.

Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.

Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.

https://www.facebook.com/myslimmurrizi/videos/750311495306417/

NJOFTIMI I POLICISE:
Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme