Sipas Euronews Albania, OLAF – Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e cila është përgjegjëse për auditimin e fondeve evropiane brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera përfituese, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë 5 viteve të fundit.
Nga 36 hetime të iniciuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, 18 prej tyre kanë të bëjnë me keqpërdorimin të mjeteve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Vendi i dytë me numrin më të madh të hetimeve në rajon është Serbia, me nëntë hetime.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, janë iniciuar tre hetime.
Në Kosovë, janë iniciuar tre hetime.
Për Shqipërinë janë hapur gjithsej dy hetime.
Në fund të listës së OLAF, është Mali i Zi me vetëm një hetim.