Glauk Konjufca: Shpejt do të qartësohet çështja e Shpend Ahmetit

Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është zyrtari më i lartë i kësaj partie që ka folur për fotografitë e Shpend Ahmetit në jahtë në Budva të Malit të Zi.

Ai ka thënë se gjithçka ngjanë në një projekt kundër Kryetarit të Prishtinës, tash kur zgjedhjet janë në prag, mirëpo ai ka bërë disa deklarata interesante për Ahmetin.

“Nëse është e Devollëve (jahti) do ta thërrasim Shpendin në përgjegjësi: Shpend, a e ke ditur? Si qytetar do t’i kërkoj llogari, pasi që vetë e kemi zgjedhur në atë post. Ai mund të thotë ‘e kam ditur’ dhe e merr përgjegjësinë për atë”, ka deklaruar Konjufca në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Ai më tutje ka shtuar se beson se sqarimet e Ahmetit janë të vërteta.

“Besoj se janë të vërteta, s’kam çka shtoj tjetër. Ai e ka prezantuar vetën bashkë me bashkëshorten dhe ka thënë se ka qenë duke pirë kafe në një lloj si anije, si jahti. Nuk e di se çka ka këtu spekulime. Krejt ato prej Devollëve e te Qazimat, e ibishat janë spekulime të mediave të pushtetit”, ka thënë Konjufca.

Ai disa herë jahtit ju ka referuar si “restorant”.

“Çdokujt mund t’i ndodh se nuk e di se kush është pronari i restorantit”, ka shtuar deputeti i Vetëvendosjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme