Një debat i pazakontë ka ndodhur në mbledhjen e fundit të Komisioni për Zhvillim Ekonomik mes kryetarit Komisionit, Muhamet Mustafa dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Sipas procesverbalit të kësaj mbledhje, derisa Mustafa ka qenë duke folur për projektin e kompanisë Envidity për eksploatim të qymyrit në Kosovë, ka plasur një debat mes tij dhe deputetit Konjufca.
“Kosova ka resursin kryesor thëngjillin dhe duhet ta bëjmë strategjinë se si do ta shfrytëzojmë. A do ta shfrytëzojmë vetëm për djegje më ia qit tymin ku ndotja është shumë më e madhe”, ka thënë Mustafa në fjalën e tij. I menjehershëm dhe me sarkazëm ka qenë përgjigja e deputetit Konjufca. “Unë jam i gatshëm me ia qit tymin”, ka thënë Konjufca, derisa Mustafa citohet të këtë thënë si përgjigje ndaj Konjifcës “Po, për ty e dimë”. /Gazeta Fjala/