Godet vëllain me armë derisa po e rrihte bashkëshorten

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 13:00 një person në rrugën “Zenel Podrimqaku”, në Novosellë të Pejës, për shkak të veprës penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘lëndim trupor’.

F.P. (1970) është dërguar në stacionin policor në Pejë, pasi kishte rrahur gruan e tij dhe kishte goditur me grusht vëllain e tij që kishte ardhur për ta ndalur dhunën që ushtronte.     

Ndërkohë që aty kishte ardhur edhe vëllai tjetër, F.P. nxjerr armën gjysmë automatike dhe e sulmon atë duke e goditur me kondak, me ç‘rast i shkakton lëndime në anën e djathtë të kokës. 

Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë situatën nën kontroll.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa arma e përdorur është konfiskuar.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i caktohet ndalimi policor dhe dërgohet në mbajtje për 48 ore.

Personat e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore dhe pas intervistimit ata janë liruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme