Goditen dy raste të trafikimit të drogës me postë nga SHBA në Tiranë, tre të arrestuar dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim

Policia ka finalizuar dy operacione të njëpasnjëshme anti-drogë brenda 24 orëve të fundit, duke çuar në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.


Operacioni i parë, i koduar “Pako 1”, u zhvillua në Tiranë, ku dy persona u kapën në flagrancë në momentin që po tërhiqnin një pako me rreth 522 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC. Pakoja dyshohet se ishte trafikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes postës.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Operacioni i dytë, i koduar “Pako 2”, u zhvillua në Shkodër, ku u arrestua në flagrancë një 19-vjeçar, teksa merrte në një degë postare një pako me 1.07 kilogramë Cannabis, gjithashtu me përqindje të lartë THC, dhe që po ashtu dyshohet se ishte trafikuar nga SHBA.

Në këtë rast, porositësi i dërgesës u identifikua si shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale ndërkombëtare. Po ashtu, janë angazhuar strukturat përkatëse për të bashkëpunuar me autoritetet amerikane për gjurmimin e origjinës së dërgesave.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohen për 24 orë, 2 operacionet e rradhës kundër trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Operacionet, rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër, 3 shtetas.

Policia identifikon 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, u finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas, Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, operacionet policore antidrogë, të koduara “Pako 1” dhe “Pako 2”.

Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme