Goditet banda e kokainës Kolumbi-Ekuador-Shqipëri, sekuestrohen 2.2 tonë drogë në Peru/ “Kokë” e trafikut dy shqiptarë!

Një sasi e madhe prej rreth 2.2 tonë kokainë është kapur në Peru. Mediet e huaja raportojnë se kokaina ishte fshehur në kutitë e shpargut.

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao, pranë kryeqytetit peruan Lima, në Roterdam të Holandës. Në pranga kanë rënë shtatë shtetas, ndërsa është lëshuar urdhër-arresti ndaj dy shqiptarëve.

Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të kokainës, ndërsa bëhet fjalë për “një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë”.

“Ne kemi sekuestruar 2.2 ton kokainë, e cila do të transportohej me anije në Roterdam në Holandë”, tha për AFP kolonel Cesar Etseveria, kreu i Korpusit të Naftës nga porti i Cayo, afër Limës.

Siç theksoi ai, dy shqiptarët mësohet se janë në krye të qarkut.

“Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë”, u tha Etseveria gazetarëve.

Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 ton drogë. Peruja është ndër vendet me prodhimin më të lartë të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas të dhënave zyrtare./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme