Goditet me thikë futbollisti shqiptar

Dy italianë, Juri Margini dhe Emilio Finizio, dy reperë italianë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj pas denoncimit të një shqiptari se e kishin sulmuar me thikë.

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë janë arrestuar për ngjarjen që ka ndodhur më 4 shkurt të këtij viti, ku mbeti i plagosur 20-vjeçari shqiptar Aldi Shipliati.
Ky i fundit rezident në vendin fqinj dhe sulmues i Arcetana Calcio, ekip që militon në ligën inferiore në Itali.

I riu shqiptar, sipas raportimin të autoriteteve vendase ndërhyri në mbrojtje të disa bashkëatdhetarëve të tij, dhe u godit me thikë në bark e gjoks nga dy persona. Hetimet e bëra çuan në arrestimin e dy reperëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme