Goditet me thikë në oborrin e gjimnazit 18-vjeçari, adoleshenti transportohet drejt Traumës! Shoqërohet në polici shoku i shkollës

Një plagosje me thikë është shënuar në oborrin e gjimnazit Shote Galica në Fushë Krujë.


Burime bëjnë me dije se 18-vjecari me iniciale K.D. është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka plagë të thella dhe ka pasur hemorragji të madhe.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme