Mbrëmë diku rreth orës 20:20 në SPB Shtip është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Pançe Karagjozov” dhe “Shirok Dol” në Shtip, automjeti i pasagjerëve “Citroen C2” me targa të Shtipit ka goditur këmbësorin J.E.K (18) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, pas çka shoferi është larguar nga vendi.
“Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Shtipit. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë kanë gjetur shoferin S.O (44) nga Shtipi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga SVR Shtip”, thonë nga MPB.