Goditi me shufër metalike një person, arrestohet i dyshuari në Istog

Policia ka arrestuar një person në fshatin Studenicë të Istogut, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person, duke e goditur me shufër hekuri.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 20:00.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 05.02.2025, rreth orës 20:00, është njoftuar se në Fshatin Studenicё-Istog, ka ndodhur njё rast. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar tek shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar policia.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.

“I dyshuari ёshtё arrestuar nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme