Goditi me thikë disa herë një person, ky është shqiptari më i kërkuar në Luksemburg (EMRI+FOTO)

Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun.

“Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.

Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme