Goditi për vdekje dy vajza në Prishtinë, dënohet me 3 vjet e gjysmë burg

Aksidenti që ndodhi në ‘Rrugën B’ në Prishtinë me 22 tetor të vitit të kaluar i mori jetën dy vajzave të reja.


Këtë aksident e shkaktoi një 20 vjeçar me emrin Luftrim Musaj, i cili u dënua sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Musaj morri një dënim nga kjo Gjykatë gjatë ditës së sotme, ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Familjarët e viktimave kanë reaguar pas këtij dënimi duke e quajtur skandaloz dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

30-vjeçarja, me inicialet L.A., ndërroi jetë menjëherë si pasojë e mos-përballimit të plagëve të marra nga goditja e veturës. Kurse 23-vjeçarja tjetër, F.R., ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Policia e Kosovës kishte arritur të arrestojë ngasësin e veturës BMW, Luftrim Musaj, 20-vjeç.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme