Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë, ja momenti i arrestimit të anëtarëve të bandave (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku u goditën disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës, si rezultat i një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze.


Në pamje shihen anëtarët e grupit të vënë në pranga nga forcat e rendit, si pjesë e një operacioni të koordinuar që përfshiu ndërhyrje të njëkohshme në disa vende.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 9. Autoritetet janë ende në kërkim të një shtetasi që ndodhet në Shqipëri, ndërsa për një tjetër që gjendet jashtë vendit po punohet në bashkëpunim me agjencitë partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për ekzekutimin e masave të sigurisë janë angazhuar rreth 110 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve penale dhe hetimit pasuror ndaj të dyshuarve.

Njoftimi:

Pamje nga operacioni policor i koduar “PIETARI”.

Operacioni, i përbashkët me autoritetet finlandeze.

Gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nga 11 masa sigurie, Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, kanë ekzekutuar 9 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, ndërsa 1 shtetas, nga informacionet e siguruara, nuk ndodhet në Shqipëri, dhe po bashkëpunohet me auritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu, janë sekuestruar prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve paraprake dhe hetimit pasuror.

Goditja e grupeve kriminale

SPAK ka njoftuar për një operacioni të përbashkët me autoritetet finlandeze, që ka çuar në goditjen e 4 grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas kreut të SPAK, Altin Dumani, grupet kriminale shqiptare që vepronin në Finlandë kishin aktivitet të shtrirë në kohë dhe ishin të strukturuara mirë. Organizatorët preferonin të qëndronin në Shqipëri, nga ku udhëhiqnin operacionet kriminale.

“Ajo që vihet re tek këto grupe, është që aktiviteti i tyre shtrihet në vite. Organizatorët rrinin në Shqipëri dhe nga këtu drejtonin aktivitetin kriminal. Sot janë lëshuar 11 masa sigurie, prej të cilave 10 në territorin shqiptar,” sqaroi ai.

Në total janë proceduar 54 persona, shumica prej të cilëve të dënuar më parë nga drejtësia finlandeze. Midis tyre ka shtetas me kombësi të ndryshme, përfshirë shqiptarë dhe qytetarë finlandezë.

“Ajo që na ka bërë përshtypje është që, për herë të parë, po përballemi me grupe që kanë në fokus të tyre drogën sintetike. Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme, përfshirë ekstazi – një substancë me rrezik të lartë,” tha Dumani.

Dumani: Ajo që vihet re tek këto grupe, është kjo që e para aktiviteti shtrihet në vite. E dyta organizatorët preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu drejtonin aktivitetin kriminal. Sot janë lëshuar 11 masa sigurie, 10 janë në Shqipëri. Janë 54 persona të proceduar dhe shumica prej tyre të dënuar në Finlandë. Në Finlandë nuk janë vetëm shqiptarë, por me shtetësi finlandeze dhe shtetësi të tjera.

Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje është që është hera e parë që shikojmë grupe kriminale që kanë në fokus të tyre edhe droga sintetike.

Sasitë janë të mëdha, sepse janë droga sintetike, edhe ekstazi është kapur dhe të gjithë e dimë rrezikun. Tipologjia është e tillë, që ky grup kishte krijuar bazat në Finlandë dhe herë pas herë dërgonin nga Shqipëria përfaqësues të tyre, të cilët shkonin në bazat e përcaktuara dhe fillonin shitjen e lëndëve narkotike.

Ndërsa prokurori i Posaçëm Alfred Shehu bëri me dije se grupet kriminale të goditura në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet finlandeze kishin baza në disa qytete të vendit, ku vepronin të lirë dhe për një kohë të gjatë pa u identifikuar nga autoritetet, falë hetimeve të fshehta.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Shqipëria është e vogël dhe aktivitetet sot kryhen edhe me mjete të komunikimit elektronik. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në Kuçovë dhe Berat, një pjesë e tyre kanë qenë të vendosur në Tiranë,” – u shpreh Shehu.

Sipas tij, këta shtetas nuk kishin ndonjë aktivitet të ligjshëm që t’i ekspozonte ndaj kontrollit të institucioneve. Ata lëviznin lirshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke mbajtur një profil të ulët për të shmangur hetimin.

“Ata kanë qenë qytetarë të lirë. Hetimet tona kanë qenë të fshehura, por pjesa më e madhe e tyre lëviznin edhe jashtë shtetit,” – theksoi prokurori.

Ndërsa komisari i Finlandës u shpreh se personat komunikonin me njëri tjetrin me platformat “Telegram” dhe “Signal”. Ndërsa theksoi se mënyra e transferimit të parave është në proces hetimi.

Komisari finlandez Hans Fagerström deklaroi se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar rreth 55 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike.

“Përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion të përbashkët. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u konkludua me arrestimin e rreth 55 shtetasve. U sekuestruan rreth 300 kg drogë që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike, rreth 170 kanë qenë amfetaminë, 10 kg ishte kokainë, rreth 100 kg marijuanë… Nga hetimi i ndërmarrë një Finlandë rezultoi që drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria”, u shpreh komisari finlandez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme