Goditjet në tru, shkaktari i parë i vdekjeve në Shqipëri

Rreth 54 % të vdekjeve në Shqipëri vitin e shkuar, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut. Goditjet në tru, sipas Institutit të Statistikave, renditen të parat për humbjet e jetëve. Mjekët neurologë thonë, se po t’i drejtohemi specialistit, sapo të na shfaqen shenjat, mund të shpëtojmë jetën e ulim mundësinë për të mbetur invalid.

Goditjet në tru, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës renditen si shkaku kryesor i humbjeve të jetëve vitin e shkuar.

53.7% e vdekjeve sipas Institutit të Statistikave kanë ardhur si pasojë e këtyre sëmundjeve, duke shënuar një rritje prej 2.5% krahasuar me vitin paraardhës.

Më të rrezikuarit tregojnë mjekët neurologë janë personat mbi 40 vjeç për shkak të hipertensionit e diabetit, por përdorimi i drogave po bën që ishemitë të prekin edhe moshat më të reja.

Ermir Roci, Neurolog në QSUT: “Ne kemi pasur raste të moshave të reja, abuzimi me drogat është shumë problem. Meshkujt nga mbi 40-60 vjeç pastaj barazohet numri i grupmoshave te femrat. Arsyet, hipertensioni dibaeti, obeziteti, ulja e aktivitetit fizik, yndyrnat, kolesteroli i lartë, alkooli, abuzimi me drogat”.

Lufta me kohën është fitore e betejës për këto sëmundje. Për të parandaluar vdekjen e ulur invaliditetin mjekët tregojnë se kur duhet nxituar për tek specialisti.

Ermir Roci, Neurolog në QSUT: “Rënia e këndit të buzës, fytyrës, rënia e dorës dhe vështirësitë në të folur dhe pamundësia ose artikulimi i fjalëve. Dhe ajo është me rëndësishme është koha, koha që duhet të jetë nën 4-5 orë nga fillimi i shenjave klinike kur pacienti ka qenë mirë nga ana shëndetësore deri te mbërritja te shtrati i asaj që ne e quajmë alteplas që ne tani e kemi në dispozicion”.

Pas grupit të sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut Instituti i Statistikave rendit tumoret si përgjegjësi i dytë për humbjet e jetëve në vend.

Vdekjet prej tyre përbëjnë 16.4% të rasteve ku kryesojnë tumoret e aparatit të frymëmarrjes me 33.5%.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme