Goldman Sachs: Bitcoin mund të shkojë në 4,000 dollar

Bitcoin pati një start të frikshëm në javët e para të 2017-ës. Monedha u rrit nga 1,000 dollar në Janar në 3,000 dollar më 11 Qershor për të rënë më pas në 2,500 dollar në fund të muajit.

Kjo rritje historike e monedhave dixhitale tërhoqi vëmendjen e shumë investitorëve ndërsa Wall Street u pushtuar nga zëra se Bitcoin mund të jetë thjeshtë një “flluskë” e cila do të shpërthejë një ditë.

Por Goldman Sachs thotë se Bitcoin pritet të shënoi rënie të ndjeshme për të prekur një tjetër rekord. Sipas firmës monedhën kriptografike e presin ditë më të mira.

Ajo parashikon një rënie me 25% të Bitcoin për tu ngritur deri në 4,000 dollar gjatë këtij viti. Entuziastët e Bitcoin nuk ndihen aspak të shqetësuar për këtë.

Pasi kapi kufirin e 3,000 dollarëve, Bitcoin ra me 800 dollar në 2,185 dollar një javë më parë. Raporti i Goldman Sachs gjithashtu tregon se sa shumë vëmendje po i kushton Wall Street monedhës edhe pse është e parregulluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme