Golf-i humb kontrollin dhe përplaset me karrotrecin, merr përpara edhe 4 të rinj

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme (3 shkurt) në zonën e 5 majit, duke palgosur katër djem të rinj.


Mësohet se një automjet tip golf 5, ka humbur kontrollit dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës, më pas ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, 3 prej të rinjve kanë përfunduar në spital, pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme