Volkswagen ka vendosur që të zhvesh modelin e tij më të popullarizuar.
Kofanoja, kornizat anësore dhe interieri i zhveshur janë vetëm disa nga pjesët që Volkswageni ka vendosur t’i heqë nga Golfi, transmeton Koha.net. Dhe atë jo çfarëdo modeli, por atë elektrik, në mënyrë që të tregojnë teknologjinë që qëndron pas këtij automjeti.
Ky model tani quhet eGon, ndërsa do të ekspozohet në Hanover gjatë muajit qershor në panairin e shkencës dhe teknologjisë, IdeenExpo.
Gjithashtu, vizitorët e këtij panairi do të kenë mundësi që të shohin të gjitha pjesët e këtij Golfi elektrik. Të gjitha këto pjesët do të kenë kodet e tyre QR, kështu që me skenimin e tyre me anë të aplikacionit në smartfonin tuaj këto kode do të zbulojnë përshkrimin e plotë të pjesëve.