Nuk është ndonjë sekret i madh fakti që Google ka dështuar disa herë në ‘lojën’ e medias sociale. Kështu që gjigandi Google tentoi të blinte Snapchat, rrjetin social më popullor midis adoleshtëve dhe moshave të reja.
Ishte vetë themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, që nuk pranoi kategorikisht shitjen e kompanisë së tij, duke mos u joshur nga $30 miliardshi i gjigandit G.
Google megjithatë e ka mohuar këtë lajm, duke deklaruar për disa media se këto lajme janë të rrema.
Snapchat do të ishte me të vërtetë një mjet shumë i fortë në arsenalin e Google, i cili dështoi me projekte alla-rrjete socialesh si Google+, Buzz, dhe Wave./TechSot.Al/