Google heq gati një miliard pirateri në vit

Google pranon më shumë se një miliard kërkesa në vit për të larguar materialet pirate nga rezultatet e kërkimit, dhe shumica e këtyre kërkesave është duke u miratuar.

Të dhënat nga raporti i transparencës së kësaj kompanie tregon se janë bërë 1,007,741,143 kërkesa për heqje për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit në 12 muajt e fundit, transmeton Koha.net. Rreth 90.1 për qind (908 milionë) të këtyre kërkesave janë miratuar (hequr).

Në rastet kur Google nuk e heq një kërkesë, është për shkak se ajo kërkesë nuk përmban materiale të cenuara, ose është një dublikatë.

Politika e Googlet për heqjen e piraterive ka rezultuar në largimin e mbi 2 miliardë URL-ve nga 945 mijë domena.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme