Google prezantoi makinën më të fundit me sistem vetëdrejtimi, Chrysler Pacifica

Google zbuloi sot sistemin më të fundit të vetëdrejtimit në një model Chrysler Pacifica pak orë përpara fillimit të shfaqes së makinave Detroit Auto Show me premtimin se është një teknologji më e qëndrueshme dhe me e përballueshme në kosto.

Ky lajmërim erdhi nga John Krafcik, shefi i njësisë Google Waymo. Ambicjet e Google në botën e automobilave kanë gjetur deri më tani mbështetjen vetëm të Fiat Chrysler Automobiles dhe së shpejti Honda.

Sistemi i ri ka harduerin dhe softuerin më të fundit, sensorë të rinj, një teknologji të re të përmirësimit të pamjes, një radar dhe një lidar(radar lazer).

Flota e projektit Waymo të Google kryesisht përbëhet nga modele Lexus RX450s dhe prototitipet e Google të cilat kanë përshkuar 2.5 milion milje pas 8 vitesh testime. Krafcik tha se Waymo do të testojë modelet Pacifica këtë muaj në rrugët publike të Arizona dhe Kalifornisë.

Ai nuk dha detaje nëse sistemi është i gatshëm për tu instaluar në makinat komerciale. Ford, General Motors dhe BMW kanë premtuar makinat e para autonome për përdorim komercial në 2021. (PCWorld Albanian)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme