Google “zhduk” projektin Titan për dronët e internetit

Projekti Titan, programi me të cilin Google po eksperimentonte dronët me energji solare për të sjellë lidhje super të shpejt interneti, është mbyllur prej rreth një viti. Lajmi shkruan TechSot.al është konfirmuar vetëm së fundmi nga kolosi kalifornian për portalin 9to5Google.

Alphabet, në krye të së cilit qëndron Google, ka shpjeguar se projekti është mbyllur në fillim të vitit 2016, dhe inxhinierët që ishin pjesë e strukturës, janë akomoduar në pozicione të tjera brenda kompanisë. Nga kërkimet që bëri TechSot.al ka rezultuar se programi përfshinte 50 punonjës gjithsej, të cilët u shpërndanë në Project Wing, për dorëzimet me dron, apo në projektin Loon, tjetër program i Google për të sjellë internet në zona të thella, por përmes balonave aerostatikë.

Kjo e fundit shkruan TechSot.al rezulton më premtuesja në këtë sektor, për të sjellë lidhjen online në zonat me të humbura të globit. Për rrëzimin e projektit Titan, ndikuan probleme teknike dhe kostot ekonomike. Një dron u rrëzua në shkretëtirën e Arizonës në gjysmën e vitit 2015.

Projekti i ngritur nga Divizioni X lindi pas blerjes nga Google të Titan Aerospace në vitin 2014. Një start up i specializuar në konstruksionin e dronëve me energji solare, për të cilët edhe Facebook pati interes në atë kohë./TechSot.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme