Lidhur me shkarkimin e gjykatëses kushtetuese, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të qëndrojë një gjyqtare e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Siljanovska megjithatë tha se nuk duhet të problematizohen vendimet.
“Në Gjykatën Kushtetuese…kjo do të reflektojë në mënyrën e vendimmarrjes, siç e shihni arriti. Edhe pse të jem e sinqertë, ja dje diskutuam me një kolegë, ekspert i lartë në fushën tonë, profesor grek dhe ai thotë po ashtu, njësoj si kolegia jonë Ana Pavllova Daneva se tani nuk do të duhej që të problematizohen vendimet, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën Kushtetuese person i cili është zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese, madje nëse doni edhe në mënyrë joligjore”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e Shtetit.