Mbrëmjen e djeshme (29-qershor) rreth orës 23:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar S.B. (48) nga Gostivari, i cili më herët kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 44 vjeçare dhe vajzën e tyre të mitur.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, ku edhe do të përgaditet parashtresë adekuate.