Gostivari ende pa ujë të pijshëm, uji lejohet vetëm për përdorim teknik

Gazetar: Avni Tahiri

Uji në Gostivar ende nuk është i pijshëm dhe nuk mund të përdoret as për gatim. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, uji nga ujësjellësi i Gostivarit mund të përdoret vetëm për nevoja teknike por se kur do të lejohet përdorimi i tij edhe për pije ende nuk dihet, pasi ndotja nuk është eliminuar plotësisht dhe autoritetet janë në pritje të konfirmimit se uji i përmbush të gjitha standardet e sigurisë për konsum.

“Ende e kemi situatën faktike të njëjtë për kualitetin e ujit apo ende nuk mund të themi se uji është për pije, pra mbesim në rekomandimet e mëhershme. Edhe nga ana e Institutit të Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe eksperteve të ujësjellësit të Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit të Shkupit dhe të gjithë atyre që ishin prezent sot dhe ku u dhanë detaje në lidhje me kualitetin e ujit dhe po ashtu edhe analizat që behën dhe për kualiteti i ujit thonë se nuk është në nivelin e duhur për pije dhe mbetet që të përdorët vetëm për nevojat teknike.”tha; Pançe Toshkovski – Ministër i Punëve të Brendshme 

Sipas analizave të fundit, bakteri Pseudomonas vazhdon të jetë i pranishëm në rrjetin e ujësjellësit në Gostivar. Për këtë arsye, uji ende nuk rekomandohet për pije dhe për përgatitjen e ushqimit, megjithëse është vlerësuar si teknikisht i përshtatshëm për përdorim.

“Në një numër të caktuar të mostrave është konstatuar bakteri Pseudomonas, i cili mund të gjendet në sistemin e gypave nëse uji qëndron i palëvizshëm për një periudhë të caktuar. Duke pasur parasysh se më herët kishte edhe ndalim për përdorimin e ujit për pije, ndërsa për përdorim teknik, ishte e pritshme që i njëjti të paraqitej në mostra. Për këtë arsye janë ndërmarrë masa sipas protokollit: është rritur niveli i klorit në pikën e kaptimit të ujit dhe është bërë shpëlarja e rrjetit të ujësjellësit. Të gjithë këtë proces e ndjekim në vazhdimësi, si laborator.”tha; Emilija Anevska – Përfaqësuese e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup

Sipas Toshkovskit, pas konfirmimit të tre rezultateve të njëpasnjëshme që dëshmojnë sigurinë e ujit në të gjitha pikat e matjes në Gostivar, qytetarët do të njoftohen se mund ta përdorin atë edhe për pije. Ndërkohë, vazhdon furnizimi me ujë të ambalazhuar..

Sipas numrave jo oficial, deri tani, mbi 3.000 qytetarë të Gostivarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore të dyshuara se lidhen me ujin e ndotur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dje janë regjistruar 78 kontrolle mjekësore, gjashtë më pak se një ditë më parë, duke treguar rënie të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore./Alsat.mk.

The post Gostivari ende pa ujë të pijshëm, uji lejohet vetëm për përdorim teknik appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme