Grabisnin bizneset, arrestohen tre të miturit shqiptarë dhe tutorja e tyre greke!

Policia greke ka vënë në pranga tre të mitur me origjinë shqiptare të cilët akuzohen për grabitjen e një biznesi lojërash fati.

Sipas mediave greke tre të miturit shqiptarë shfrytëzoheshin nga një 56-vjeçare, e cila akuzohet si ideatorja e grabitjeve.

Në grabitjen e fundit tre të miturit shqiptarë kanë arritur të marrin në kasën e biznesit të lojërave të fatit 6950 euro.

Në kontrollet e mëpasshme në shtëpitë e autorëve u gjet një shumë prej 7230 euro, pesë celularë, dy thika me gjatësi teh 14 dhe 9 cm, doreza najloni dhe veshjet e përdorura nga autorët për të kryer grabitjet.

Në hetim janë përfshirë edhe prindërit e dy prej grabitësve, të cilët akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme