Grabitën blindat me para në Rinas, dënohen me 107 vite burg

Dënohen me 107 vite burg, grupi i grabitësve të bilndave me para në Rinas. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 8 personat që kanë grabitur miliona euro te një bankë e nivelit të dytë te Stacioni i Trenit dhe dy grabitjet e tjerat në rrugën e Rinasit në vitin 2015.  Admir Muratajt është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre episodeve kriminale, por që ende nuk është arrestuar. Në total i gjithë grupi u dënua me 107 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata përfituan ulje.

Dënimet që ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda pas gjykimit të shkurtuar:
Dash Kupa 18 vite
Ernest Kupa 17.4
Neim Avdylaj 17.4
Ditjon Memlikaj 8.6
Admir Çerpja 5.8
Fatjon Xhyliu 14
Dritan Sinani 13.4
Aleksandër Murataj 12.8

Grabitjet

  1. Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes … ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit  Tiranë nga persona të armatosur;
  2. më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhja Banka …. sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në  kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.
  3. më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka … ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme