Grabitet banesa e prindërve të ministrit socialist, ja çfarë kanë marrë hajdutët

Grabitet banesa e nënës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Tiranës. Gazeta e PD-së, Rilindja Demokratike shkruante sot se është grabitur banesa e vetë ministrit Damian Gjiknuri.

Por sipas policisë është grabitur banesa e nënës së ministrit, e cila jetonte me djalin e dytë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy net më parë, ndërsa autorët raportohet se kanë marrë disa sende personale.

Kallëzimin për grabitjen e ka bërë në Policinë e Tiranës, nëna e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme