Grabiti një automjet të parkuar gjatë natës, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë/ Policia gjen makinën e vjedhur në Durrës!

Një 51-vjeçar me iniciale A.A. është arrestuar nga policia pasi dy net më parë ka vjedhur një automjet të parkuar në Tiranë.

Policia bën me dije se në bazë të hetimeve është bërë e mundur gjetja e makinës së vjedhur nga 51-vjeçari, në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fshehtësia”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës. Vodhi një automjet, vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë në Durrës, automjetin e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fshehtësia”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se me datë 22.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen në Durrës, të automjetit të vjedhur nga 51-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme