Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi grabiti një shtetase paratë dhe sendet e saj personale.
Në pranga ka rënë K.S., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Përgjatë kontrollit në automjetin që drejtohej prej tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan shumën e parave të vjedhura dhe sendeve personale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme
“Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi:
K.S, 24 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.