Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Fahri Ademi, punëtori i sigurimit, që mbeti i plagosur pas një grabitje në Albi Mall në muajin mars, është kthyer në Kosovë pas 75 ditëve trajtim në Turqi.

Dita e 17 marsit të këtij viti ishte më e rënda për Fahri Ademi.

Derisa ishte duke bartë para nga qendra tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, Ademit i dolën në pritë disa grabitës.

Të njëjtit më armë në duar ia kishin mësyer të grabisnin mjetet financiare.

E këtu pati edhe shkëmbime të armës së zjarri, ku si për pasojë mbeti i plagosur, Ademi.

Për Tëvë 1 ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Në momentin kur kam dalë nga Albi Mall për të shkuar tek automjeti e vërejta se më ishte nxehë trupi por në fillim të them të drejtën nuk e dija se çfarë po ndodhte.

Ata kishin filluar duke gjuajtur me armë dhe unë u detyrova ta nxjerrë revolen për vetëmbrojtje por më pas kisha humbur vetëdijen”, rrëfen ai.

Ademi fillimisht ishte dërguar në QKUK ku kishte qëndruar 11 ditë.

Mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar atij u dashtë të merrte trajtim edhe në një spital privat në Turqi.

Pas 75 ditëve, Ademi u kthye në shtëpinë e tij në Vushtrri.

“Tani jam shumë më mirë pas trajtimit që e morra në Turqi. Momentalisht kam problem vetëm me këmbën e djathtë që akoma nuk mund ta lëviz lirshëm. Doktorët në Turqi më kanë sugjeruar që të vazhdojë më fizioterapi deri sa këmba të stabilizohet” , thotë Ademi.

Ndërkaq, në grabitjen e armatosur që ndodhi me 17 mars morën pjesë pesë persona të cilët dyshohet të ishin pajisur me armë të gjata të tipit AK-47.

Njëri nga grabitësit ka ndërruar jetë pasi nuk iu mbijetoj plagëve të cila mori nga shkëmbi më zjarr.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme