Banorët në fshatin Zhulaj në Memaliaj tregojnë se dhjetë banesa janë grabitur brenda dy netëve.
Ata shprehen se autorët kanë arritur të vjedhin sende të ndryshme, duke nisur nga paratë, bizhuteritë apo edhe produktet ushqimore.
Shumica e banesave janë të pabanuara pasi pjesë më e madhe e banorëve janë në emigrim, megjithatë edhe banorët thonë se nuk kanë dëgjuar zhurma gjatë vjedhjeve.
Pas marrjes se njoftimit në vendngjarje kane shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.