Mbrëmë në Fushë Kosovë ka ndodhur një grabitje e armatosur në marketin e një pompe të derivateve
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50 në pompën e derivateve IP Petrol në Fushë Kosovë, ndërkaq policia ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë hyrë brenda marketit që është pjesë e kësaj pike duke grabitur një shumë prej 1 mijë eurove.
Sipas punonjësve kujdestarë që gjendeshin në vendin e ngjarjes, grabitësit me të marrë paratë, janë larguar në shpejtësi në drejtim të panjohur.
Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarve duke bllokuar shumicën e rrugëve përreth, por ende nuk është raportuar për të arrestuar.