Grabitje e armatosur në një biznes mikrofinanciar në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur në një biznes mikrofinanciar në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë ajo.

Më tutje ajo ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes pas grabitjes së armatosur. Me këtë rast shihet se aty janë prezent edhe policia.F

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme