Një grabitje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejë, Agim Kurmehaj.
Ai ka thënë se grabitja ka ndodhur në një depo në fshatin Isniq dhe për këtë janë duke u hetuar disa persona.
Mësohet se gjatë kësaj grabitje personat ende të panjohur kanë lidhur rojtarin dhe pas kësaj kanë marrë 300 euro nga arka dhe po ashtu hardiskun ku ruhen pamjet e kamerave të sigurisë.
Kryeprokurori Kurmehaj ka shtuar se janë duke u kryer hetime intensive për zbardhje të këtij rasti.