Grabitjet në Prishtinë, Policia arreston dy persona

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të operacioneve të ndërmarra lidhur me rastet e grabitjeve që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, ka arrestuar dy persona.

“Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar. Gjithashtu lidhur me rastet e njëjta hetuesit kanë arrit të identifikojnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar që aktualisht ndodhen në arrati”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Grabitjet kanë ndrodhur kryesisht në markete, pompa derivatesh, institucione mikrofinanciare, etj.

Pas bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve janë gjetur një veturë pa targa, telefona celularë dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme