Gracka që Talo Çela i ngriti Nuredin Dumanit dhe telefonata anonime që udhëzoi policinë për arrestimin

Zbulohen detaje nga dinamika e atentatit të ndodhur pasditen e 29 marsit në Papër të Elbasanit, ku mbeti I plagosur i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Ky i fundit u arrestua disa orë më pas në një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Apollonia” të Fierit.


Prita

Gazetari i Ora News Elton Qyno ka përshkruar një plan të mirëskenuar, pritë, të organizuar nga kundërshtari i tij Talo Çela i cili duket se ka pranuar të bëhet si “karrem” për të nxjerrë nga strofulla Nuredin Dumanin. Këtë të fundit ndër të tjera Çela e akuzon për vrasjen e vëllait të tij një vit më parë.

“Gjithçka është nisur si një atentat ndaj Talo Çelës por që në fakt vetë Talo Çela ka qenë në dijeni dhe e ka ngritur si plan për të nxjerrë nga strofulla Nuredin Dumanin. Plani i grupit të Talo Çelës ka qenë deri diku perfekt për vendin ku do të ballafaqoheshin palët” tregoi Qyno në një bisedë televizive.

Nuredin Dumani ka qenë në makinën BMW që është qëlluar me breshëri rreth orës 17:35, (29 mars 2022) në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër. Ai ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore.

Telefonata anonime

Pyetja që u ka lindur të gjithëve është fakti sesi pak orë pas atentatit, policia arriti të shkonte direkt në apartamentin ku ishte fshehur në lagjen “Apollonia” të Fierit, kur ajo kishte vite që e kërkonte dhe nuk po e gjente? Ka qenë një telefonatë anonime që ka mbërritur në qarkun e policisë së Elbasanit që informonte pallatin ku fshihej Nuredin Dumani. Madje ka dhënë apartamentin dhe katin ku ishte Dumani. Policia ka vlerësuar këtë telefonatë dhe ka marrë të gjithë masat dhe rezultoi që informacioni ishte i vërtetë

Kjo skemë e informimit dyshohet se është bërë nga njerëz të brendshëm të Nuredin Dumanit pasi ishin ata që e dinin vendndodhjen e tij. Mendohet se një person apo dy anëtarë të grupit të Dumanit duket se kanë pasur lidhje dhe me grupin e Talo Çelës./ Oranews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme