Në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës të premten janë vërejtur grafitë provokuese.
Policia ka thënë se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitet me simbolin nacionalist të serbëve, kryqi me katër C.
Policia e ka iniciuar rastin si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
© SYRI.net