Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq, kanë vërejtur disa grafite të shkruara nëpër muret e disa shtëpive e që të njëjtat kanë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesisë.
I njëjti rast raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e gjashtë shtatorit.
Policia këtë në raportin e saj e ka cilësuar si “sulm kundër rendit kushtetues”.
“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në raport.