Gramsh, gjyshja denoncon humbjen e mbesës 14-vjeçare, nisin kërkimet për të miturën!

Një e moshuar ka denoncuar në Policinë e Gramshit humbjen pa gjurmë të mbesës së tij të mitur, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.


Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se ka nisur kërkimet, por pa dhënë detaje për rrethanat dhe shkaqet e largimit të të miturës nga banesa.

Gjyshja ka dëshmuar se nuk po e arrinte dot mbesën që ta kontaktonte dhe ishte i frikësuar se mund t’i ndodhte diçka e keqe.

“Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka kallëzuar shtetasja S. M., 67 vjeçe, se i është larguar nga banesa, mbesa e saj 14-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, tha policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme