‘Gratë afgane ndjehen të pafuqishme dhe të tmerruara’

Talibanët kanë thënë se grave do t’u jepen të drejta në Afganistan sipas ligjit të Sheriatit. Por gratë thonë se është e vështirë të interpretohet se çfarë do të thotë kjo duke pasur parasysh të kaluarën e talebanëve në kufizimin e të drejtave të grave, njofton BBC.

Zeb Hanifa*, i cili ka mbërritur nga një krahinë tjetër në Kabul, ka bërë thirrje të dëshpëruara për të gjetur një mënyrë për të ikur nga vendi. Ajo thotë se gratë që punojnë janë veçanërisht të shqetësuara për të ardhmen e tyre.

Miqtë e saj, përfshirë një mjek dhe një mësues, gjithashtu po përpiqen të largohen. “Por nuk kemi pasur fat deri tani. Jam duke iu lutur shteteve të huaja të na nxjerrin jashtë,” tha zonja Hanifa, e cila është një profesioniste e komunikimit për BBC.

“Ne të gjithë vazhdojmë të imagjinojmë skenarë të tmerrshëm si psh që të mos jemi në gjendje të punojmë, të duhet të martohemi me luftëtarët talebanë dhe të kufizohemi në lindjen e fëmijëve.”

Ajo thotë se po i mbarojnë paratë dhe mundësitë me shpejtësi, por është e vendosur të mos kthehet në shtëpinë e saj.

“Media ndërkombëtare ka të ngjarë të mbajë sytë mbi Kabul në muajt e ardhshëm, kështu që kryeqyteti është mundësia më e mirë midis zgjedhjeve të tmerrshme që kemi.”

Emri Zeb Hanifa është ndryshuar për të mbrojtur identitetin.

Garancitë e talebanëve për të drejtat nuk i bindin gratë afgane

Shumë gra afgane po zgjohen edhe në një ditë tjetër tmerri dhe pasigurie nën sundimin taleban. Dy ditë më parë, grupi i ashpër tha se regjimi i tyre do të respektonte të drejtat e grave brenda kornizës së tyre të ligjit islam. “Gratë tona janë myslimane,” tha zëdhënësi i tyre. Por qëllimi i papërcaktuar i asaj deklarate dhe historia e grupit për terrorizimin dhe shtypjen e grave nuk ka bindur shumë.

Tashmë, është raportuar se në zonat rurale të kapura herët, talebanët kanë detyruar martesa, ri-imponuar veshjen e burkave dhe ndalimin e grave që të largohen nga shtëpia e tyre pa një shoqërues mashkull.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme