Feride Rushiti, thotë se Kosova ka shumë gra që sakrifikuan në ndërtimin e shtetit
Iu nda çmimi si Gruaja e Guximshme, nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Feride Rushiti, Drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave nga Tortura, pas kthimit nga SHBA, tha se këtë çmim ua ka dedikuar të gjitha grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë./21Media