“Gratë e mira rebelohen”/ Protestë për 8 Mars para Kryeministrisë

Gra dhe vajza janë mbledhur sot në protestë para kryeministrisë me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.


Ato mbanin në duar pankarta të ndryshme ndërsa dëgjoheshin brohoritje në kor, “gratë e mira rebelohen”.

Njëra prej tyre Gresa Hasa aktiviste e “Kolektivit Feminist” deklaroi se kjo e sotmja është një ditë simbolike për të ngritur zërin për gjithçka që nuk shkon në vendin tonë.

Hasa deklaroi se shteti i ka braktisur gratë dhe zgjidhja e vetme është solidariteti i tyre me njëra tjetrën përmes përpjekjesh dhe angazhimit.

“8 Marsi është ditë simbolike. Ne sot jemi mbledhur për të ngritur zërin për gjithçka që nuk shkon në vendin tonë. Gratë preken drejtpërdrejtë. Jemi këtu për ta bërë të dukshme pozitën tonë në shoqëri. Këtu është kolektivi feminist, LGBT, shoqata për të drejtat e romëve.

Shteti i ka braktisur gratë. Zgjidhja e vetme është solidariteti i të gjitha grave me njëra tjetrën. Kjo është një përpjekje që kërkon shumë punë dhe angazhim. Unë e vlerësoj shumë edhe një koment në rrjetet sociale apo dalja nga shtëpia pa marrë leje. Nuk është e lehtë që vajzat dhe gratë të dalin në hapësirën publike”, deklaroi ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme