Dy shqiptarët të moshës 31 dhe 34 vjeçar janë arrestuar nga policia greke, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Arrestimet e tyre u kryen në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (9 janar) në hyrje të Janinës.
Policia ka sekuestruar edhe 22 kg e 300 gram drogë të llojit marijuanë, e cila po transportohej me një automjet, i sekuestruar gjithashtu nga policia.
Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tre telefona celularë.
Hetimi për rastin po vijon nga departamenti i narkotikëve të Janinës, ndërsa të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorit atje.