Greqi, nëna hodhi fëmijën e saj në lumë, policit që e gjeti: Notonte në ujë me fytyrë poshtë, ishte i ngrirë

“Fëmija notonte në ujë me fytyrë poshtë. Ne shkuam në vendngjarje, e nxorëm dhe pamë që ishte ngrirë dhe e vdekur.”

Këto janë fjalët që përbëjnë përshkrimin rrëqethës të policit dhe babait të një fëmije të vogël që gjeti të vdekur foshnjën 11-muajshe në digën e Aliakmonasit.

Rasti i vdekjes së foshnjës vetëm 11-muajshe nga nëna e tij 29-vjeçare e cila ndodhet paraburgim, pasi ajo është proceduar për vrasje nga pakujdesia, ka tronditur Greqinë.

“Ne ishim një ekip OPKE prej 5 personash, komandantët e departamenteve të sigurisë së Verisë dhe Aleksandrisë dhe dy makina patrullimi . Nga ora 10 e mbrëmjes ne po kërkonim në lumë. Në orën 12 e gjysmë arritëm në breg. Një koleg e vuri re foshnjën buzë shkëmbinjve në orën 1 e gjysmë të mëngjesit. Na thirri menjëherë. Foshnja po notonte në ujë me fytyrë poshtë. Ne shkuam në vendngjarje, e nxorëm dhe pamë që ishte ngrirë dhe e vdekur. Ajo kishte disa plagë në fytyrën e saj. Të gjithë ishim të tronditur. Ne jemi të pestë baballarë të fëmijëve të vegjël.” – shtoi më tej polici.

Ndërkohë, gruaja 29-vjeçare, e cila akuzohet për vrasje nga pakujdesia, dyshohet se u tha autoriteteve se ajo nuk e ka vrarë fëmijën e saj.

“E vërteta është se vogëlushja u zvarrit dhe ra në lumë. E kisha në këmbë, më tërhoqi nga celulari që mbaja në duar dhe më ra në ujë. Nuk mund të bija në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time ”, tha ajo, ndërsa pohoi se kishte shkuar me të bijën në skelën e digës së Aliakmonasit për të luajtur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme